Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00, në Bulevardin e Ri për në Paskuqan në kryeqytet, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Texas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, me pasagjer shtetasin E. P., është përplasur me mjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, me pasagjere shtetasen A. N.

Si pasojl e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Pas hetimeve paraprake, blutë e Tiranës kanë arrestuar shoferin 23-vjeçar të Fordit, si përgjegjës për shkaktimin e këtij aksidenti.