Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale afër Ersekës.
Sipas informacioneve nga terreni bëhet me dije, se janë përplasur dy mjete, ndërsa kanë rënë në kanal për shkak të goditjes së fortë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit të Ersekës, në kryqëzimin në afërsi të fshatit Selenicë.
Nga ky aksident janë plagosur 3 persona.
Ka qenë zjarrfikësja që ka nxjerrë të lënduarit nga mjetet dhe janë dërguar më pas në spitalin e Ersekës.
Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.