Elona Bejo është një sipërmarrëse në Ballaban të Përmetit, ndërsa dhe Marta Egilsdóttir është një vullnetare islandeze, që prej dy javësh ndodhet në Shqipëri.
Kjo e fundit punon në fermën e Elonës, ku e ndihmon lidhur me çdo punë pa asnjë pagesë.
Në një lidhje me Skype ato treguan detaje nga eksperienca e tyre dhe marrëdhëniet që kanë krijuar me njerëzit e tjerë.
“Është shumë e vështirë për të gjetur punonjës. Ky është problemi kryesor që kanë sipërmarrjet turistike. Ne na vijnë vullnetar nga e gjithë bota, që na ndihmojnë në punë të ndryshme, që nga ferma deri te kuzhina. Ata njerëz që duan të ndajnë eksperiencën e tyre me ne. Unë kam dy vite që e praktikoj këtë gjë se nuk është një punësim i mirëfilltë. E quaj punë vullnetare më tepër. Ajo që bën përshtatet më shumë me dëshirat e këtij personi për të punuar”, u shpreh Elona.
“Unë kam dy javë që rri këtu dhe unë mund të udhëtoj drejt Greqisë, por kam një kohë të kufizuar. Do të bëjë eksperiencë si vullnetare. Të gjithë njerëzit janë shumë të këndshëm me mua, megjithëse unë nuk di shqip, ata janë shumë të sjellshëm me mua. Unë jam duke ndihmuar me punë të ndryshme, jam duke ndihmuar te kuzhina. Pra, kudo ku ka nevojë, unë shkoj t’i ndihmoj. Për mua përvoja është pagesa ime”, tha Marta.