Nje 58-vjeçar nga Permeti eshte larguar nga shtepia para disa ditesh, ku si pasoje ka alarmuar familjaret e tij, te cilet kane bere kallezim ne policine vendore.
Njoftimi i policisë:
Përmet-Më datë 21.06.2022, në Komisariatin e Policisë Përmet, ka bërë kallëzim shtetasja V. P., pasi vëllai i saj, shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, është larguar nga banesa e prindërve të tyre më datë 18.06.2022, dhe nuk është kthyer më.
Nga shërbimet e policisë vijon puna për gjetjen e tij.