Nje shtetas spanjoll eshte demtuar teksa eshte hedhur per t’u lare ne rrjedhen e Vjoses.

Ngjarja ka ndodhur ne Permet, kur turisti nga Spanja i shoqeruar nga bashkeshortja dhe djali i tij, pasi dolen nga hoteli ku po akomodoheshin, shkuan per t’u lare ne Vjose.

Turisti eshte hedhur nga nje lartesi e per pasoje ka pesuar demtime ne zonen e pasme te trupit.

Menjehere eshte shoqeruar nga autoambulanca per ne Spitalin e Gjirokastres “Omer Nishani”, nga ku dhe do t’i nenshtrohet egzaminimeve te metejshme.

Behet me dije se turisti spanjoll eshte jashte rrezikut per jeten.