Gjashtë turistë kanë mbetur të bllokuar në kanionin e Langaricës në Përmet ditën e sotme. Mësohet se shkak për këtë bllokim të tyre është bërë moti i keq me reshje të dendura shiu i cili ka sjellë edhe daljen nga shtrati të lumit të Langaricës.
Raportohet se turistët kanë humbur orientimin dhe kanë mbetur të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet por në vendngjarje ende nuk kanë mbërritur ekipet e shpëtimit.