Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mbajnë së shpejti një raund të tretë bisedimesh, ka thënë për mediat e huaja një “negociator” ukrainas.
Zyrtari tha se Ukraina nuk mori rezultatet të cilat kishte llogaritur, por të dyja palët kishin arritur një mirëkuptim për një siguri të përbashkët të korridoreve humanitare për evakuimin e civilëve.