Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Ilir Metën, i cili u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK për korrupsion dhe fshehje pasurie në lidhje me çështjen e CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.

Gjithashtu, janë lënë në fuqi dhe masat e sigurisë “detyrim paraqitje” për deputeten Monika Kryemadhi dhe shtetasen Ema Çoku, ndërsa ka ndryshuar masa e sigurisë vetëm për ish-kreun e AKEP, Pirro Xhixhon nga “arrest në shtëpi” në masën “detyrim paraqitje” për shkak se është i sëmurë

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Çela, teksa prokurorë të çështjes janë Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.