Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në rrugën kryesore nga teatri “Migjeni” në drejtim të Kirasit.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa në zonë për shuarjen e flakëve ndërhyri shërbimi zjarrfikës.
Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.