Dëshmi të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e dy personave për shfrytëzim prostitucioni me të mitur në Maliq.
Mëngjesin e kësaj të mërkure, policia e Maliqit vendosi në pranga 26-vjeçarin, Marsel Baçi, dhe tjetri në rolin e tutorit, Selami Hyka.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar nëna e të miturës e cila deklaroi në media se vajza ishte kërcënuar dhe detyruar. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga familajrët e Marsel Baçit. Xhaxhai i 26-vjeçarit, Avni Baci tha për mediat se djali e donte vajzën dhe e kishte të dashurën e tij, teksa fajtor për njohjen e tyre ai akuzon Selami Hyka, personi tjetër i cili ra në pranga.
Ai më tej shtoi se nipi i tij e kishte të dashur të miturën dhe njiheshin prej një viti. Sipas xhaxhait 26-vjeçari e donte vajzën dhe sipas tij janë hapur llafe se ai është bërë shitës.
Ai më tej i hedh poshtë këto akuza ndërsa shtoi se nipi i tij është djalë i mirë dhe nuk është ngatërruar asnjëherë.
Xhaxhai i të riut u shpreh se Selam Hyka e mori më qafë djalin e tyre pasi, ai e njohu me vajzën njohu e mitur. Sipas tij ai i kishte thënë nipit shumëse do të ngelte në derë ajo, por nipi nuk e dëgjoi.
“Nipin ma mori në qafë 41 vjeçari Selam Hyka,ai e njohu me çupën. Marseli e kishte të dashur. Unë e kam nip. Marseli kishte vajtur në Leminot, kishte pirë, e kishte të dashur dhe e donte.
Këta paskan hapur llafe dhe e kanë bërë shitës, ai nuk është ashtu, është djalë i mirë, i sjellshëm, as nuk është ngatërruar asnjëherë.
Ajo është një budallaçkë, kishte mbi 10 njerëz që i shkonin asaj. Ajo kishte edhe ditëlindjen, djali i shpuri dhurata, ata ishin të dashur, tani ajo, e ëma ja bëri, çupën nuk e la të fliste fare. E ëma e kishte denoncuar në Maliq dhe e kishte bërë shitës.
Kishin 1 vit që njiheshin. Kanë shkuar te e ëma dhe i vëllai në Leminot për tu sqaruar me nënën e 16 vjeçares, të heqin denoncimin.
Edhe vajza në Leminot është. Edhe ne u paraqitëm në Korçë, folëm edhe me avokatin, ne s’kemi as lekë për ti shkuar gjërave deri në fund.
Ne e dinim si histori, e donte atë. Na erdhi policia dje, kërkoi djalin dhe e mori, ai ishte edhe i pirë. Me 41 vjeçarin Selam Hyka kishte njohje, është nga fshati i çupës nga Leminoti. Ai e mori më qafë djalin, ai e njihte vajzën njohu dhe djalin me të. Unë i thoja shumë herë mos shko se do të ngelë në derë, por nuk më dëgjoi,” tha ai.