Një pensionist e ka nsiur ndryshe ditën e tij sot, teksa ka zgjedhur që i vetëm të protestojë përpara kryeministrisë, duek kërkuar përmirësimin e kushteve të jetesës së tij.
Ai qëndroi i vetëm para zyrës së kryeministrit Edi Rama, duke mbajtur një dorë një pankartë, në të cilën shkruante: “Turp! Mos luaj me bonusin e pensionistëve!”.
Ai deklaroi se ishte aty për të këkruar rritjen e pensionit, e po ashtu seriozitet nga ana e Ramës, të cilit ai i shkroi dhe një letër që pritet t’ia dërgojë me postë.
“E nisi Fatosi 20 vite më parë. Thua e zbuti varfëinë?
Herë është dhënë 2000 apor 3000 lekë, vitet e fundit u shtua në 5000 lekë. Shumë nuk është? Po, baraz me 400 lekë në muaj, ose 14 lekë në ditë, për të pirë kafen një herë në 5 ditë. Nuk ka tallje më të madhe! U tha nga Balluku do jepet në marsin e këtij viti, para zgjehdjeve të 14 majit. E përforcoi Edi, ishte gjetur burimi nga ‘Taksa e jashtëzakonshme mbi Eksportuesit e Energjisë elektirke’, ‘Pakua e Madhe’, siç e quajti ai.
Kur e prisnim si ço vit ‘prilli ne indeksimit të pensioneve’, u shty me 6 muaj, në tetor. Kështu u krijua në të vërtetë, fondi i bonusit të marsit, ndërsa u dyfishuan pagat e deputetëve dhe administratës.
Mosha e tretë le të përdorë makarona dhe oriz, kur me sëmundjet kronike kardiovaskulare e diabet duhet të përdorë perime, por janë rritur 2 herë, më të ulëtat 100 lekë kilogrami. Për frutat nuk bëhet fjalë fare, më pak se 200 lekë kilogrami.
Edi, mos luaj me ditët e fundit të jetës sonë!
Sot protesoj jo se do sjell ndryshimin, por të shpreh ‘urrejtjen’ ndaj deputetëve që votuan dyfishimin e pagës së tyre, veçanërisht ndaj Edi Ramës, ‘Kryepolicit të vendit tim’, t’i them je demagog i paparë. Nëse do shpërndash bonusin e vitit 2024, me siguri do na njofton një vit më parë, për atë të vitit 2025.”- shkruan pensionisti në letrën e tij.