Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur komentuesve për nivelin e ulët të pensioneve për moshên e tretë dhe faktin, që nuk mjaftuan tre mandate për të bërë reformën. Cila ishte përgjigja?

Për Elbasan sot. E mira s’ka fund e borxhi i kësaj shoqëri ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk ndalet kurrë. Por nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e PS.

Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve dhe mundësoi që kush ka dalë pension 10 vitet e fundit të ketë pension konsiderueshëm më të lartë se ata që kanë dalë më parë. Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 mln euro si bonus për Vitin e Ri.

Do do t’u japë për herë të parë bonus të dytë në pranverë dhe do mbajë do bonuse në vit. Këto janë fakte kuptimplota të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët, me të cilët ne do të ndajmë në çdo hap pjesën e tyre të merituar nga rritja e pandalshme e ekonomisë”, shprehet Rama.