Kreu i Komitetit Parlamentar BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis dhe Koordinatori i Partive Popullore Evropiane për Punët e Jashtme, Michael Gahler, kanë dalë me një deklaratë zyrare lidhur me arrestimin dhe lënien në burg të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri.

Në deklaratën e tyre, ata shprehen se kërkojnë respektimin e shtetit të së drejtës, dhe theksojnë se mbeten vigjilentë për të garantuar që të drejtat themelore të njeriut të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë krerët e zgjedhur të bashkive.

Standartet e shtetit të së drejtës duhet të jenë në përputhje me kërkesat që ka procesi i anëtarësimit në BE të vendeve kandidate, përfshirë edhe Shqipërinë. Ngjarjet e fundit në lidhje me paraburgimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, i cili i përket opozitës dhe pakicës etnike, nxjerrin në pah shqetësimet tona në këtë drejtim”, thuhet në deklaratë.