Pavarësisht pezullimit nga Autoriteti i Konkurrencës, duket se Blendi Gonxhe nuk ka ndërruar mendje që të rrjepë shqiptarët përmes çmimit të patentës. Ai ka thënë se nuk ka ndërruar mendje në rritjen e çmimit të patentës. Siapas tij kjo është diçka e domosdoshme, e cila jo vetëm që zhduk konkurrencën, por rrit edhe cilësinë e shoferave, pasi shqiptarët janë të pasur.
Mirëpo, Gonxhe nuk përmend që para çmimit të patentës janë një sërë gjërash që duhet të rregullohen. Të parat janë rrugët dhe sinjalistika në rrugë.
Jo pak herë janë rrugët e amortizuara dhe sinjalistika shkaqet e aksidenteve në Shqipëri.
Më konkretisht Gonxhe është shprehur:
Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme. Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv. Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë.