Janë arrestuar të dy protagonistët e aferës seksuale në bashkinë e Kukësit, ish-kryetari Safet Gjici dhe gruaja që shfaqet më të në video, Alma Kaçi.

Eshtë konfirmuar nga Policia dhe SPAK, arrestimi i Safet Gjicit, por po ashtu, edhe arrestimi i Alma Kaçit, e cila është lënë në arrest shtëpie.

Ndalimi i Kaçit është bërë në qytetin e Shkodrës, ndërsa Gjici në ambientet e një lokali pranë shtëpisë së tij.

Të dy janë arrestuar për abuzim me paranë publike, Gjici për korrupsion pasiv, kurse Kaçi për korrupsion aktiv, pasi në video-skandalin seksual janë filmuar duke negociuar për një tender sterilizimi të qenve të rrugës.