Parlamenti Shqiptar arriti të miratojë me 77 vota paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të refugjatëve, ose siç njihet si pakti Meloni-Rama.
Marrëveshja, e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve, mori dhe 3 votat e PDIU.
Ashtu si herët e shkuara, edhe seanca e kësaj të enjteje u shoqërua me zhurmë dhe debate mes palëve politike.
Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren.