Atleti shqiptar, Franko Burraj, debutoi në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, në baterinë e tretë paraeliminator të garës së 100 metrave për meshkuj.
25-vjeçari e mbylli këtë garë në vendin e dytë, duke u kualifikuar për në raundin e parë të kësaj disipline.
Burraj regjistroi kohën 10.6 sekonda, duke thyer rekordin personal, teksa u renditur pas Noa Bibit, atleti nga Mauritius.