Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë një javë “normale” vjeshte. Kalimi i një fronti të ftohtë pritet të sjellë mot të vranët dhe reshje shiu për disa ditë ndërsa depërtimi i masave ajrore të thata dhe të ngrohta do të sjelli mot të kthjellët e përsëri rritje të temperaturave.

Në këtë mënyrë për ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobëta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit të hënën pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 26 °C

në vendet e ulëta: 14 / 27 °C

në vendet malore: 10 / 20°C

Era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.