Sipas MeteoAlb, Shqipëria sor do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta gjatë orëve të paradites, por pas- mesditës priten grumbullim i vranësirave në të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu.
Në zonat përgjatë shtrirjes Lindore do të ketë rrebeshe si edhe stuhi breshëri në zona të izoluara.
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 34°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.