Sot moti do të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë Shqipërinë.

Vranësirat e shumta do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat e thella mbi 900 metra.

Zonat veriore dhe veriperëndimore do të përjetojnë shirat më të theksuar, të shoqëruara me rrebeshe.

Ndërkohë, orët e pasdites do të sjellin pakësim të reshjeve dhe kthjellime të përkohshme.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë një rritje të lehtë në mëngjes, por do të mbeten të qëndrueshme gjatë mesditës, duke luhatur vlerat nga 2°C në zonat verilindore deri në 20°C përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare.