Kalimi i një fronti të ftohtë dhe të lagësht drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me vranësira mesatare deri të dendura në zonat malore duke gjeneruar reshje të pakta dëborë ndërsa pasditja sjell reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore, si edhe reshje dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 0°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.