Sipas MeteoAlb sot Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten përgjatë vijës bregdetare.
Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-hershme për-gjatë gjithë territorit, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen lehtë maksimumet duke u luhatur nga 8°C vlera minimale deri në 27°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.