Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 9 deri 24°C,

në zonat e ulëta 14 deri 27°C,

në zonat bregdetare 14 deri 26°C.