Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje të pakta shiu në disa qarqe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përkeqësim të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 17°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 14 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 8 ballë.