Territori shqiptar do të mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar zonat malore.
Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në pjesën më të madhe të territorit ku sërish më të dukshme mbeten në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të bien ekstremisht në orët e para të mëngjesit që do të varojnë nga 0°C deri në 13°C.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 3 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.