Sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatatare deri në 5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore do të fitojë shpejtësi deri në 8m/sek.
Temperaturat parashikohen në zonat malore 14 deri 32°C, në zonat e ulëta 13 deri 36°C dhe në zonat bregdetare 16 deri 34 gradë Celcius.