Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin.
Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke rrezikuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonës së ulët do të ketë temperatura të larta dhe lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.
Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.