Sipas MeteoAlb, zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkanin Perëndimor do të diktojë kushtet e motit edhe në Shqipëri, duke sjellë mot të qëndrueshëm.

Parashikohet që zonat bregdetare dhe të ulëta të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë ditës. Ndërsa në zonat malore pritet të ketë kalime vranësirash gjatë pjesës së dytë të ditës, të cilat nuk do të sjellin reshje shiu.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes, por konstante mbeten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior -Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.