Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu, ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe.
Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përkeqësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 10 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 8 ballë.