Sipas MeteoAlb territori Shqiptar mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë.
Ndërsa në vijim pritet të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, të cilat nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.