Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka thënë se SPAK është gati të ndalojë një eksponent të lartë të PS i cili ka dalë në përgjimet e Sky ECC.
Sipas Karamuços, këta eksponentë janë përzjerë në shumë ngjarje prandaj edhe SPAK do ti godasë.
“Do të ketë arrestime të tjera të politikanëve, po flas të majtë, të cilët vitet e fundit janë përzierë si rasti konkret në shumë ngjarje. Politikanë aktivë të së majtës do të arrestohen.
Është një vështirësi shumë e madhe për t’i konkretizuar me prova të tjera, kur të konkludohet do të arrestohen. Por ka edhe të shpejtë, mund të ndodhin edhe shpejt. Është një periudhë që është punuar dhe vetëm punuar.”- është shprehur eksperti Karamuço.