Autoritetet italiane kanë shkatërruar një organizatë kriminale që merrej me trafikun e kokainës, duke arrestuar 16 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Sipas mediave në Itali, operacioni është zhvilluar në Pistoias, ndërsa për 6 persona është dhënë masa arrest me burg, 4 arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë u vendosën në vendbanim të detyrueshëm.

Gjithashtu, gjyqtari ka urdhëruar sekuestrimin ​​me qëllim konfiskimin e parave dhe pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë të përgjithshme mbi dy milionë euro.

Kontrolle nëpër lokale dhe shtëpi u kryen gjithashtu në provincat e Pizës, Pratos dhe Perugias.