Policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme ka zhvilluar një megaoperacion kundër lëndëve narkotike.
Referuar burimeve, deri tani janë arrestuar 7 persona, të cilët dyshohen si aktorë të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe janë shpallur në kërkim disa tê tjerë.
Po ashtu janë katër automjete të sekuestruara, dy prej tyre furgonë. Deri tani raportohet se janë bllokuar rreth 500 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.
Të arrestuar:
Idriz Meminaj
Romir Meminaj
Emanuel Meminaj
Nertin Gjoni
Xhuliano Gjoni
Laurent Likaj
Altin Mece