Policia e Shtetit njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, janë ushtruar kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare.
Si rezultat i kontrolleve janë goditur 4 raste të informalitetit dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. M., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet kompetente dhe nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste;
Th. G., 64 vjeç, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij tregtar, ka rezultuar se nuk lëshonte kupon tatimor për produktet që shiste.