Një trup i pajetë është gjendur mbrëmjen e djeshme anës limit të Vjosës, teksa identiteti i viktimës ende nuk bëhet me dije, ndërsa mendohet të jetë rreth 65-vjeç.
Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen.
Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë peshkimi.