Në një deklaratë për mediat, gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroi jetë tragjikisht pas vizitës tek dentisti ka deklaruar se mjeku u ka thënë ta dërgojnë në shtëpi.
Ai tregon se pasi e kanë dërguar në shtëpi, fëmija filloi të zverdhej dhe temepratura i shkoi në 39.5.
Ai tregon më tej se dentisti nuk u hapte më as telefonin.
“Nuk ka patur probleme më parë. Kemi bërë kallëzim, ne kërkojmë që ai të dënohet. Nga shteti në rast të kundërt mos na shkatërroni ne. As policia e Shtetit as Ministria e Shëndetësisë nuk e ka bërë problem por kanë vepruar fshehur për interesa të tyre.
Duam drejtësi. Djali ka qenë në gjendje shumë të mirë nuk ka patur ndonjë problem më parë. E dërguam në shtëpi, sepse mjeku na tha se nuk ka problem se rreth 10 minuta 30 minuta i kalon narkoza tha se nuk ka problem.
Djali ka ndenjtur në shtëpi, filloi të zverdhej ishte në koma. Filloi temperatura 39.5 emorëm mjekun në telefon se hapte as telefonin që ta pyesnim çfarë të bënim.”– tha gjyshi i 3-vjeçarit.