Nga nesër deri të premten, vendi ynë do të përfshihet nga reshjet e shiut dhe të borës. Paralajmërimi u dha nga meteorologia Tanja Porja, e cila theksoi se dëbora do të zbresë në 700 metra lartësi, por sipas saj nuk ka vend për panik.

”Tri ditë me reshje shiu dhe dëbore. Nuk ka vend për panik. Rrebeshe të shpeshta në jug dhe në zonat qendrore dhe në ditët vijuese në të gjithë territorin dëbora do të zbresë në 700 metra. Do të kemi temperatura nga minus 2 në 19 gradë celsius. Nesër paradite do të ketë rrebeshe dhe reshje dëbore në zonat malore”.