Modeli i halabakut që nga hajdut ordiner dhe analfabet bëhet milioner.
Kush ia jep “viston” Lencit me pesë klasë shkollë të bëjë resorte turistike me falsifikime e vjedhje?
Florenc Gjikuria, Lenci, njihet nga fshatarët e Dhërmiut si “Hajduti”, “Shkatërruesi” i fshatit dhe bregdetit më të bukur të Jonit.
Lenci është personi më i urryer për çdo fshatar të zonës Dhermi-Himarë, sepse u ka plaçkitur shtëpitë e fshatit të vjetër e ju ka rrëmbyer me falsifikime tokat në afërsi të detit.
Pronar i “Drymades Inn” ne vijën më të lakmuar Drimadhes. “Investitor Strategjik” me tre komplekse, “White Roads Hotel”, “Coast to Coast”, “Santorini Drymades”, që do qarkullojnë mbi 250 milionë euro, Lenc Gjikuria nga hajdut ordiner kthehet në Oligark resortesh turistike dhe koncesionesh sa hap e mbyll sytë.
Programi “100 fshatrat” që nisi në 2018 në fshatin Dhërmi e bëri Lenc Gjikurinë njeriun më të urryer në zonë, pasi bleu me mashtrim rreth 50 shtëpi të “rrënuana” të fshatit të vjetër Dhërmi nëpërmjet skemës së krijuar me Jorgo Goron, kryetarin e Bashkisë Himarë.
Jorgo nuk i jepte fshatarëve leje për rikonstruksionin e shtëpive të vjetra që po rrënoheshin…per t’i çuar tek “goja” e Lencit.
Atyre ju tha se shtëpitë nuk u vlenin më asnjë lek ndaj dhe u detyruan t’ia shesin për 3, 4 milione lek të vjetra Gjikurisë.
Skema Goro-Gjikuria funksionoi para lëvrimit të parave të projektit për “rijetëzimin e shesheve dhe fasadave”, sepse Lenci duhej që shtëpitë e vjetra të fshatit t’i blinte me paratë e vjedhura nga programi “100 fshatrat”.
Rreth 30 shtëpi të “blera” nga fshatarët e mashtruar janë në majë të fshatit trofeja e Lenc Gjikurisë, mbi të cilën ndërtoi resortin “Zoa Hora”.
Disa shtëpi në këtë resort nuk janë shitur dhe pronarët e tyre akuzojnë Lencin për hajdut që u ka vjedhur e falsifikuar “letrat”.
Resorti luksoz ngritur mbi mashtrime, falsifikime, mirëpret çdo verë politikanë, ambasadorë dhe gazetarë që “sajdisen” nga Lenc Gjikuria.
Shtëpi të vjetra, të vjedhura nga fshati i vjetër Dhërmi, janë dhuruar për disa gazetarë të njohur dhe politikanë, që shtet e media të heshtin përgjithmonë për grabitjen më të madhe që i është bërë Dhërmiut në 500 vjet.
Vjedhjen e shtëpive të fshatit Dhërmi, falsifikimin e dhjetra AMTP-ve, dokumentacion tokash e trojesh nga Dhërmiu në Himarë, Lenc Gjikuria e ka bërë me ndihmën e baxhanakut të vet, noterit të famshëm Ermal Hamzaj.
Noteri Hamzaj, Lenc Gjikuria, Jorgo Goro dhe disa titullare institucionesh të qarkut Vlorë, ku përfshihen dy prokurorë, disa nëpunës hipoteke dhe një ish drejtues policie, po pregatitet të kallëzohen në SPAK nga një grup fshatarësh të Dhërmiut, për të denoncuar vjedhjen e gjysmës së fshatit të vjetër të Dhërmiut, por dhe për mijëra metra katrorë tokë e grabitura në vijën bregdetare Dhërmi-Himarë.
Pritet që emra të njohur politikanësh e biznesmenësh të dalin pas arrestimit të analfabetit milioner Lenc Gjikuria. Vijon…
Burimi: “Prapaskena”