Teknologjia digjitale ndodhet në lulëzim të paparë. Për më tepër sot është mjaft e vështirë të shmangesh internetin dhe rrjetet sociale. Disa prej tyre duan të hyjnë me çdo lloj forme në treg
Pak prej nesh e kanë idenë se çfarë po shkarkojnë fëmijët tanë këto ditë pasi për arsye të ndryshme mungon kontrolli nga ana e prindërve. Me kaq shumë aplikacione të reja që dalin çdo muaj mund të duket e pamundur të mbash gjurmët e asaj që adoleshentët po bëjnë në telefonat e tyre.
Kur prindërit dëgjuan për aplikacionin e ri ‘Tinder për adoleshentë’ Yubo, nuk ishte vetëm ngacmimi seksual dhe racizmi në platformë që i tronditi ata. Ishte gjithashtu fakti se shumica e tyre nuk kishin dëgjuar kurrë për aplikacionin, që synonte moshat 13 deri në 17 vjeç, për të cilin një hetim i kohëve të fundit zbuloi se kryesisht përfshinte propozime grafike seksuale. Yubo kërkoi falje dhe tha se po i merrte pretendimet “jashtëzakonisht seriozisht”. Por tashme dëmi ishte bërë sepse Yubo ishte shkarkuar më shumë se 3.6 milionë herë vetëm në Britaninë e Madhe.
Ajo që i bën gjërat edhe më keq është se shumë prej këtyre aplikacioneve i lejojnë fëmijët të flasin me të panjohur, të dorëzojnë informacionin e tyre personal dhe të ndajnë imazhe, por nuk vijnë me verifikim të plotë të moshës.
Me poshtë janë disa nga aplikacionet që ka të ngjarë të jenë në telefonin e fëmijës suaj, për të cilat ndoshta as nuk jeni në dijeni…
Tellonym
Ky është mishërimi i fundit i një platforme pyetje-përgjigje, në të cilën përdoruesit regjistrohen për të ftuar të tjerët për t’u treguar në mënyrë anonime se çfarë mendojnë për ta.
Megjithëse përdoruesve u kërkohet të shënojnë një kuti duke thënë se janë 17 vjeç e lart, është e lehtë për të rinjtë të regjistrohen. Në të vërtetë, platforma sillet kryesisht rreth vajzave adoleshente, të cilave u bëhen pyetje të tilla si: “A keni një të dashur?” dhe “Kush ishte i dashuruari juaj i parë?”
Megjithëse fjalët fyese mund të filtrohen, përdoruesit anonimë, të cilët mund të jenë të huaj ose të njohur të jetës reale, mund të bëjnë ende komente të këqija dhe fëmija juaj nuk do të ketë asnjë të dhënë se kush qëndron pas tyre.
Roblox
Edhe pse Roblox ka ekzistuar që nga viti 2006, ky aplikacion i lojërave me video u rrit gjatë pandemise kur fëmijët e përdorën atë për të mbajtur kontakte me miqtë. Shqetësimi është se të rriturit mund të luajnë përkrah fëmijëve. Lojtarët janë në gjendje të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes kutive të dialogut, që do të thotë se të rriturit me qëllim të keq mund të flasin në një mënyrë të papërshtatshme me fëmijët që luajnë lojën.
Ndërsa Roblox nuk lejon aktivitetin seksual në platformë, faqja u bë kohët e fundit lajm kur një hetim i BBC zbuloi shembuj të gjuhës seksuale ne aplikacion dhe në lojëra legjitime në të gjithë faqen e internetit. Roblox thotë se po përpiqet vazhdimisht t’i heqë këto lojëra jashtë linje dhe ato zakonisht janë live vetëm për një kohë shumë të shkurtër përpara se të zbulohen dhe hiqen.
Calculator#
Ky është vetëm një nga shumë aplikacione ‘të sigurt”, i krijuar për t’u dukur si një kalkulator i zakonshëm në telefonin e fëmijës suaj. Por ndërsa mund të paraqitet në këtë mënyrë, duke vendosur në një kod është e mundur të hapet një zonë sekrete ruajtëse për gjëra të tilla si fjalëkalimet – dhe për foto, video dhe dokumente që nuk mund të shihen askund tjetër në pajisje.
Reddit është një forum i madh ku individët mund të postojnë përmbajtje në mënyrë anonime dhe mund të jetë i shkëlqyeshëm për informacione dhe interesa të ndryshëm, por është i pafiltruar dhe ka shume përmbajtje fyese dhe grafike. Përdoruesit gjithashtu mund të dërgojnë mesazhe ndaj përdoruesve të tjerë dhe të ngacmojnë të tjerët.