Dy oficerë të forcave “Shqiponja” kanë përfunduar në “sitën” e Agjencisë së Mbykëqyrjes Policiore.
Sipas informacioneve 2 efektivët akuzohen për mitmarrje, pasi ata merrnin para nga qytetarët për të mos i arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndërmarrë një aksion mbrëmjen e djeshme për të goditur raste të mitdhënies në Policinë e Shtetit. Burime nga AMP bëjnë të ditur se nën hetim kanë qenë disa efektivë (të paktën 2 prej tyre), të Forcave Shqiponja në Tiranë. Dyshohet se këta efektivë merrnin shuma monetare nga qytetarë që ndalonim për favore ( për t’mos i kapur apo arrestuar ) . Po ashtu aksioni ka qenë edhe në disa komisariate të Tiranës, ku janë vënë në sitë efektivë te rendit publik.