Ndryshime në krye të Prokurorisë së Gjirokastrës.
Petrit Çano emërohet kreu i Prokurorisë Rajonale.
Një varg ndryshimesh ka prekur organin e akuzës në Gjirokastër, ku së fundi është emëruar në krye të tij Petrit Çano, një emër mjaft i njohur në sistemin e drejtësisë shqiptare.
Çano është prezantuar nga nënkryetari i KLP Tartar Bazaj, përmes një ceremonie të organizuar në ambjentet e Prokurorisë së Gjirokastrës.
Bazaj krahas Çanos, ka prezantuar edhe dy prokurorë të rinj që kanë ardhur të punojnë në Gjirokastër.
Këta të fundit kanë zëvendësuar në këtë pozitë, prokurorët që janë larguar së fundi nga Prokuroria e Gjirokastrës përkatësisht Julian Çafka dhe Asllan Bajrami.
I pari ka qenë kreu i Prokurorisë së Gjirokastrës për 3 vite rresht, ndërsa i dyti ka qenë në krye të Prokurorisë së Përmetit për 4 vite rresht.
Rjedhimisht me ardhjen e drejtuesit të ri në Prokurorinë e Gjirokastrës, pritet që funksioni i këtij organi të jetë tërësisht i plotë pas mungesave të hasura vitet e fundit.