Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka deklaruar se ndërkombëtarët kërkojnë një qeveri teknike për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Referuar lidhjeve të tij diplomatike, Ndoka tha se Ramës i është kërkuar drejtpërdrejt nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare por edhe institucione të sigurisë që të zgjedhë një kryeministër tjetër nga kampi i majtë dhe të ngrejë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse.
Për Ora News, Ndoka tha se arsyesja që ndërkombëtarët e kanë kërkuar ngritjen e një qeverie teksnike është për faktin se shophin trazira.
“Sipas informacioneve që unë kam atij i është kërkuar edhe largimi si kryeministër, krijimi i një qeverie teknike për zgjedhjet lokale. I është kërkuar nga personazhe të rëndësishme ndërkombëtare, edhe nga pjesa e institucioneve të sigurisë së tyre në mënyrë të drejtëpëdrejtë. Pse? Shohin trazira. Nuk mund të tolerojnë një lider që ka tendencë për manipulimin e zgjedhjeve, një lider që vjedh çdo ditë, një lider që sot i jep mijëra euro një kompanie që është në hetim për incineratorët. I është kërkuar dhe janë informacione jo të konsumuara në mënyrë zyrtare por qarkullojnë dhe përmes lidhjes që kemi me faktorin ndërkombëtar që Ramës i është kërkuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë të shikojë mundësinë e një kryeminstri tjetër ndoshta nga radhët e veta por jo Edi Rama dhe një qeverisje teknike që të përfshijë dhe faktorin tjetër politik apo jo politik për ti dhënë garanci mbatjes së zgjedhjeve lokale me një standard të pranueshëm”, tha Ndoka.