Sot është luajtur sfida mes Partizanit U-19 dhe Apolonisë U-19, ku të kuqtë kanë triumfuar me shifrat 3-0.
Një ndeshje që nisi në në mënyrë të pazakontë.
Fierakët e startuan ndeshjen, jo me 11 por me 9 lojtarë për arsyen qesharake, se nuk kishin fanella.
Pavarësisht kësaj, “demat” nuk arritën ti shënonin gol në 45 minutat e pjesës së parë.
Ndërsa në pjesën e dytë u shënuan të tre golat. Partizani U-19 ndodhet në vendin e dytë me 3 pikë.