Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. C., banues në fshatin Gllavë, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur “Tre çukat e Gllavës”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.