Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin I. Dh., banues në lagjen nr.1, Sarandë.
Materialet në Prokurori janë referuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Sipas Policisë, shtetasi I. Dh, ka ndërtuar mbi një objekt, pa lejen e organeve kompetente.