Ndërron jete këngetari i famshëm italian, Toto Cutugno.

Sapo kishte mbushur 80 vjeç, këngëtari i famshëm italian ka humbur jetën rreth orës 16:00 në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku ishte i shtruar prej disa kohësh.

Lajmin për ANSA e ka dhënë menaxheri i këngëtarit të famshëm italian, Danilo Mancuso i cili është shprehur se, ‘pas një sëmundje të gjatë, gjendja e këngëtarit ishte rënduar muajt e fundit’.

Kujtojmë se Toto ka qënë një ndër këngëtarët më të dashur për shqiptarët dhe se këngët e tij ishin mësuar përmëndësh nga një numër i madh i tyre.