Eshte ndare nga jeta inxhinieri i njohur gjirokastrit, Gëzim Muho.

Gëzim Muho ishte nga perfaqesuesit  me te njohur te inxhiniereve mekanike ne Gjirokaster e me gjere.

Muho studio per inxhinieri mekanike ne universitetin e Tiranes dhe karrieren e zhvilloi ne Gjirokaster ne detyra te ndryshme, i vleresuar per aftesite profesionale dhe organizative, shprehur ne pune e novacione,ashtu dhe ne marredheniet shoqerore me njerezit si inxhinier, kryeinxhinier dhe drejtor per disa vite i Uzines Metalike te qytetit te Gjirokastres.

Gëzim Muho ka kontribuar ne projektimin e zbatimin e mjaft projekteve ne fushen e mekanizimeve te proceseve te punes per permiresimin e teknologjise se prodhimit ne kushtet e ekonomise se centralizuar.

Pas viteve 1990, Inxhinier Gëzim Muho mbeshteti ekonomine e tregut dhe punoi  per realizimin e disa projekteve private mbi bazen e pervojes dhe eksperiences se tij te pasur ne fushen mekanike.

Gjithashtu ka qene drejtor i ujesjellesit te qytetit, pjese e administrates se Bashkise dhe Keshillit te Qarkut si dhe anetar i keshillit bashkiak per disa vite.

Me largimin nga jeta te Inxhinier Muhos, qyteti i Gjirokastres humbi nje nga intelektualet me te shquar.