Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shushicë të Elbasanit.
Gjatë kohës kur shtetasi me inicialet F.F., 64 vjeç, ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi në banesën e kunatit të tij, është shembur një kolonë e banesës e për pasojë, 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak
Më datë 12.03.2024, rreth orës 16:10, në fshatin Shushicë, shtetasi F. F., 64 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke sistemuar disa materiale ndërtimi, në banesën e pabanuar dhe të amortizuar, në pronësi të kunatit të tij (burrit të motrës), është shembur një kolonë e banesës. Si pasojë 64-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.