Një 34-vjeçar është ndaluar nga policia pasi i ka vënë flakën 2 makinave në Cërrik. Mësohet se është ndaluar I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B..
“Ndalohet 34-vjeçari që dyshohet se dogji me lëndë djegëse, 2 automjete, për motive të dobëta, më datë 06.03.2024. 34-vjeçari, i dënuar më parë për tentativë për vrasje.
Komisariati i Policisë Cërrik, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në inteligjencën informative, ndaloi shtetasin në kërkim I. F., 34 vjeç, banues në Cërrik.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 34-vjeçari, më datë 06.03.2024, gjatë natës, në lagjen nr. 1, për motive të dobëta, ka djegur me lëndë djegëse, 2 automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve A. B. dhe J. B.. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.