Një 14-vjeçar është ndaluar nga policia në Fier, pasi u kap në flagrancë teksa largohej me një automjet që sapo kishte vjedhur.

Nga hetimet rezultoi se 14-vjeçari dhe 2 të mitur të tjerë, gjatë këtyre 2 muajve, kanë vjedhur dhe 3 automjete.

Me cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 automjetet e vjedhura.

Veprimet procedurale me 14-vjeçarin janë kryer në prani të avokatit, psikologut, punonjëses së NJMF-së dhe kujdestarit ligjor të 14-vjeçarit.

Policia vijon hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta të mitur.